Kompania me e madhe shqiptare ne bote ” Ecolog” me pronar Lazim Destani, për herë të parë investon ne Tetovë. Ky investim vjen pak muaj pasi ne krye te komunes erdhi Bilall Kasami.

Si duket me ardhjen e Kasamit ne krye te Tetovës biznesmenët ndjejne një klime pozitive dhe te sigurtë. Që ne fillim Kasami është zotuar per krijimin e kushteve më të favorshme per kompanite duke u ofruar atyre te gjitha informacionet e nevojshme dhe duke u vënë ne sherbim administraten komunale per te lehtësuar proceduart. Investimi i ” Ecolog” në Tetovë është një mundësi shumë e mire dhe një garancë për kompanite tjera se në Tetovë ka kushte, siguria ne nivel dhe procedurat administrative lokale jane thjeshtësuar dukshëm. Vetëm në këtë menyrë Tetova do të mund të zhvillohet ekonomikisht dhe të përmirësoje infastrukturën.