Zv ministri i Shëndetësisë, Asim Musa nesër pritet të shkarkohet nga gjitha postet shtetërore dhe partiake pas skandalit me ryshfetin për synetllëkun.

“Do të shkarkohet menjëherë” thonë për TetovaSot nga BDI.

Ndryshe Fiks Fare solli mbrëmjen e të hënës një investigim ku zv. Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, në spital shtetëror kryen ndërhyrje kirurgjikale kundrejt ryshfetit.

Z.Asim Musa, mjek urolog, me detyrë zv. Ministër Shëndetësie kryen ndërhyrje kirurgjikale në një spital në Strugë, kundrejt 1000 eurove.

Investigimi i Fiks Fare që zgjati tre muaj zbuloi pazaret që bën zv. ministri brenda ambienteve të spitalit.

Z. Musa ka qenë prej tre vitesh drejtor i dy spitaleve më të rëndësishëm në Strugë. Dy vite në Spitalin e Përgjithshëm dhe një vit në Spitalin e Nefrologjisë, ku falë edhe pushtetit të tij kryente ndërhyrje për prostatën, por bënte edhe synetlliqe./TS