Presidenti amerikan Donald Trump raportohet se ka telefonuar kryeministren britanike pas sulmit të sotëm në Londër, duke i garantuar “bashkëpunim të plotë dhe mbështetjen e qeverisë së SHBA-së në përgjigje të sulmit dhe për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë”.

Trump i shprehu “ngushëllime Mbretërisë së Bashkuar si dhe vlerësoi efektivitetin në reagimin e policisë dhe shërbimet e emergjencës”.