Bora e parë masive e sezonit në Iran ka detyruar mbylljen e aeroporteve ndërkombëtare në kryeqytetin e Republikës Islamike.
Të gjitha fluturimet në “Mehrabad” dhe “Imam Khomeini” janë pezulluar, shkollat nuk do të hapen në disa pjesë të vendit, e plot makina kanë mbetur të bllokuara në rrugë për orë të tëra.
Sasia e madhe e borës ka sjellë ngërçe të lëvizjes edhe në linjën hekurudhore mes Teheranit dhe qytetit të shenjtë të Mashhadit.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Mohammad Hossein Bagheri deklaroi se ushtria është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj për hapjen e rrugëve.
Në disa lagje të kryeqytetit janë raportuar ndërprerje të energjisë elektrike.
Por, pavarësisht vështirësive, mjaft iranianë i janë gëzuar dëborës së madhe, që pason një periudhë të gjatë thatësire.
Në fillim të muajit, guvernatori i Teheranit, Isa Farhadi e kishte cilësuar këtë si vitin më të thatë prej 4 dekadash e gjysmë, e paralajmëronte se vazhdimi i një trendi të tillë do të linte 52% të banorëve të Teheranit pa ujë të pijshëm vitin që vjen. /tch/
Snow’s hit #Tehran tonight. Schools will be closed tomorrow, flights suspended at the airport pic.twitter.com/Uw5jbhKPbY
— Golnar Motevalli (@golnarM) January 27, 2018