Këngëtarja nga Shqipëria, Eneda Tarifa, vitin e kaluar ishte përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision.

Mirëpo, ajo nuk pati përkrahjen e këngëtares Linda Halimi e cila pati bërë një status në rrjetet sociale duke thënë se “Njerëzit janë lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britma!! Jetojmë në një kohë ku duam ritëm, meqë na kanë mbytur hallet e jetes, dhe duam relaks, kënaqësi, të harrojmë hallet!Mjaft më me kengë depresive!!! U bëmë bajat jo për gjë… !!! Sikur na ka ngec disku në replay!”.

E me një këngë me ritëm të njëjtë u paraqit sonte Linda e cila e përfaqëson Shqipërinë në Eurosong këtë vit.

Në një prononcim për lajmi.net këngëtarja Eneda ka dhënë mendimin e saj lidhur me performancën e Lindës.

“Linda ka bërë një status të pa menduar mirë, mirëpo Linda i përket Kosovës prandaj ajo duhet ta ketë përkrahjen e Kosovës, të Shqipërisë dhe çdo muzikanti shqiptarë. Duke qenë qe çdo vit vjen presion në Eurosong, pavarësisht kësaj Linda ka interpretuar në formë të mrekullueshme. Shpresojë se do të shkojë në finale dhe e shoh të favorite në grupin në të cilin bënë pjesë, pasi nuk është si grupi im vitin e kaluar ku kishte këngë më të mira dhe përformanca mijëra euro kurse nata e sotshme është më modeste” ka thënë Eneda.

E pyetur se si e sheh Kosovën në vitin e ardhshme si pjesëmarrëse në këtë festival, Eneda ka thënë se është shumë mirë që në një Eurovizion të marrinë pjesë dy shtete në të cilat flitet shqip dhe se Kosova e meriton një pjesëmarrje të tillë.