Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një moment tejet fantastik në jetën e tij politike votimin e vettingut.

Duke folur pas seancës së jashtëzakonshme plenare, Rama tha se votimi i sotëm dëshmoi sesi politika mund të arrijë gjëra madhore nëse punon për njerëzit.

Ai shpalli objektin e PS për marrjen e 71 mandateve në 25 qershor, për të pasur siç tha ai autonominë e timonit të reformave.

Emocionet pas vettingut-Kemi punuar dhe kemi luftuar shumë për t’ia dalë dhe dua tu them se e kam pritur shumë këtë moment kur do dilja nga dera e parlamentit dhe do tu thoja shqiptarëve që vettingu do të fillojë, që gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar i kanë ditët e numëruar dhe që tanimë reforma në drejtësi nuk ndalet. Është një moment edhe personalisht shumë emocionues sepse të bën të thuash me plot gojën se politika është vërtet një forcë për mirë kur përdoret për qëllime të mira dhe ato që bën politika në të mirë të njerëzve nuk i bën asgjë tjetër, natyrisht kur mendon për të mirë të njerëzve.

E marta me Ministrat e rinj-Opozita është betuar që kurrë nuk do ta votonte vettingun dhe kurrë kurrë shumë gjëra të tjera dhe që opozita të votojë vettingun sot bashkë me ne, me ‘çmimin’ që të ketë askes në qeveri me një grup Ministrash që do jetë kujdestarë të etikës zgjedhore kjo ishte më e pakta që unë do kisha bërë për të bërë vettingun. Vettingu është një moment vërtet fantastik në jetën time politike, pas të sotmes fillon beteja finale. Por me të njëjtin pasion, kokëfortësi që luftuam dhe fituam vetingun, do luftojmë dhe fitojmë për të rritur punësimin, ekonominë dhe për ta ulur Shqipërinë në tryezën e BE.

Akuzat e Blushit- Blushi është një version i dobët i Saliut. Nuk ja vlen të merremi me Blushin, ishte dita kur ai do të duhej ti gëzohej seancës së fundit në parlament.

Fushata- PS është e para, do bëjmë betejë shumë të fortë për të marrë 71 mandate që të sigurojmë autonomi të plotë në timonin e reformave.Ndërkohë që gjëja që unë nuk e kam shpresuar është ajo që ka ndodhur, që para se të fitojë PS zgjedhjet ka fituar Shqipëria falë PS që ka treguar vendosmërinë për të mos u lëkundur.