Pas votimit të Ligjit të gjuhës, sot në kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 64 vota pro u miratua Ligji i shumëpritur që favorizon gjuhën Shqipe dhe zgjeron përdorimin e saj në pjesën dominante ku jetojnë shqiptarët, me çrast hapet mundësia që pasi të hapet Kushtetuta, ky Ligj të mundësojë dhe zyrtarizimin e plotë të saj në nivel qendror.Për këtë fitore të madhe të shqiptarëve, padyshim meritat i takojnë partive të reja që janë në skenën politike si Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa. Por merita të veçanta ka edhe BDI e cila kësaj rradhe nuk dëgjoi qarqet antishqiptare të cilat si zakonisht janë pjesë e pandashme e politikbërjes së BDI-së. Por këto qarqe, e dijnë që shtylla kryesore politike në Maqedoni është Ziadin Sela, i cili i pari votoi pro këtij Ligji duke i sygjeruar Talat Xhaferit që deputetët e BDI-së mos ikin nga salla sepse nevoitet badinter për këtë Ligj dhe në këtë formë nuk ka kush e ndal as me iniciativa gjyqësore rregullshmërinë e Ligjit të gjuhëve.