Policia mbrëmjen e sotme ka lëshuar një fletarrest për ndërmjetësuesin e pasaportave të “bosëve”. Bëhet fjalë për Raif Miftarin nga Shkpi i cili nuk ishte arrestuar në aksionin e parë të policisë ku u arrestuan 9 kolegët e tij. Sipas prokurorisë ai dyshohet për shpërdorim të detyrës zyrtare. Edhe pse nuk ishte arrestuar me grupin tjetër, prokuroria për të kishte caktuar ditë më parë masën e paraburgimit 30-ditor.