Firma këshilluese për shtetësinë dhe qëndrimin global me qendër në Londër, Henley & Partners ka publikuar raportin e ri për pasaportat më të fuqishme në botë.

Referuar të dhënave Shqipëria renditet në vend të 51 dhe ka akses pa viza në 115 destinacione, por duke e krahasuar me Ballkanin Perëndimor, vendi Shqipëria qëndron më poshtë se Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi si dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Vendet Aziatike kryesojnë listën e vendeve me më shumë akses pa viza.

Pasaportat më të mira në vitin 2023, sipas Indeksit të Pasaportave Henley

1.Japoni (193 destinacione)
2.Singapor, Koreja e Jugut (192 destinacione)
3.Gjermani, Spanjë (190 destinacione)
4.Finlandë, Itali, Luksemburg (189 destinacione)
5.Austri, Danimarkë, Holandë, Suedi (188 destinacione)
6.Francë, Irlandë, Portugali, Mbretëria e Bashkuar (187 destinacione)
7.Belgjika, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara, Republika Çeke (186 destinacione)
8.Australi, Kanada, Greqi, Maltë (185 destinacione)
9.Hungari, Poloni (184 destinacione)
10.Lituani, Sllovaki (183 destinacione)