Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende moti do të jetë jostabil, me vranësira, me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, informon DPHM.
Nga atje theksojnë se nesër nga fundi i ditës pritet në disa vende të ketë destabilizim më të shprehur që do të shoqërohet me reshje të fuqishme dhe të rrëmbyeshme të shiut, bubullima, erë të fuqishme dhe me dukuri të breshrit, vende-vende proceset do të shprehen edhe në formë të motit të lig.
Të enjten do të fryjë erë e përforcuar veriore dhe nga gjysma e dytë e ditës do të shfaqet stabilizim gradual i gjendjes së motit.
Më pas pason periudha e motit stabil dhe të ngrohtë me rritje të temperaturave të ajrit.