Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me heqjen e simbolit të Shqiponjës nga hyrja e Tiranës, për ti dhën mundësi zgjerimit të “Unazës së Madhe”.

Në një postim në Twitter, Rama e quan atë simbol të vendosur aty një vulgaritet që e kthente Tiranës si një hyrje kazionoje.

“Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund?” shkruan Rama.