Pas brohoritjeve, “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur” dhe pas shpalosjes së banderolës “Deshqiptarizim” që bën në ndeshjen me Shkëndijën, tifozët e Vardarit, Komitët kanë tentuar ti sulmojnë disa të rinjë shqiptar të cilët kishin qenë kalimtar rasti në lokacionet e qendrës tregtare “VERO” e cila gjendet afër stacionit të autobusit, shkruan gazeta Lajm.

Të rinjtë shqiptar tregojnë ata momente duke thënë se ishte fati i mirë që ata ishin pak më larg dhe kur filluan të vrapojnë pas nesh ne ikëm.

“Ishte fat që ishim pak më larg tyre dhe kur ata filluan të vrapojnë pas nesh ne ikëm, kemi qenë një grup të cilët pasi që ishte kohë e mirë ishim në shëtitje në qytet dhe duke shkuar të presim autobus që të kthehemi për në shtëpi ata tentuan të na rrahin”, tha njëri nga djemtë shqiptar i cili nuk deshi ta zbuloj emrin.