Nga Sulejman Mehazi

Kot harxhojmë llafe, fjalosemi, kritikojmë e s’pajtohemi me referendumin në Maqedoni. Se di pse mbytemi e shkrujmë kundër referendumit kur s’na degjon askush, palla s’ia ndien elitës politike, Qeverisë së Maqedonisë se a pajtohemi me referendumin apo jo. Pastaj hajde thoni se s’janë më të ditur politikisht qeveritarët sesa kritikuesit, opinionistët, njohësit e çështjeve politike e analistët, qeshin e luajnë me të gjithë artikullshkruesit e lartëpërmendur sesi gërvallen e krekosen zbrazur, e dinë e janë të sigurtë se kurrkush nuk do vepronte si duan ata, por si do Qeveria e Maqedonisë.

A bën më mirë të heshtim e të përkrahen koalicionet maqedone-shqiptare për shkak favoreve të tri partive shqiptare, BDI+BESA+PDSH, kundruall të vetmes parti maqedonase LSDM-së. Argumentet e tri partive shqiptare në qeverinë e kësaj republike tregojnë se bota shqiptare në Maqedoni kërkon NATO e BE, e jo kombetaren e tradhtuar.

Duam s’duam ta pranojmë, ama kryetari i BDI-së dhe i LSDM-së çojnë politikë të mençur, jo ofenduese, por dashurore, ata s’përdorin shprehje politike ofenduese, nacionaliste e shoviste, por një dy: “NATO e BE”, e asgjë tjetër, me sintagmën politike: “NATO e BE”, nuk ofendojnë asnjë nacionalitet: as serbët, as grekët, as maqedonasit, as shqiptarë e as turqit, mençuri a!?