E ardhmja e Neymarit është në Paris Saint-Germain dhe lajmet që e lidhin atë me një kalim te Real Madridi, janë lojëra mediash, sipas Javier Pastores.
Raportohet se braziliani është i palumtur në kryeqytetin francez dhe është i gatshëm ta braktisë PSG-në pas vetëm një sezoni qëndrimi,

Në media madje është përmendur edhe rikthimi i tij në Barcelonë, një vit pasi e braktisi për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit pasi PSG pagoi plot 222 milionë euro për të.

Por, bashkëlojtari i tij, Javier Pastore, thotë se e tera është lojë mediash dhe se Neymar do të vazhdojë të jetë pjesë e PSG-së.

“Nuk mendoj se ai do të largohet”, ka thënë Pastore për radion spanjolle Onda Cero.

“Këtë e shoh më shumë si lojë mediash sesa si dëshirë të tij për t’u larguar”, shtoi ai.

“Kur Neymar erdhi këtu, ishte shumë entuziast. Klubi ende nuk është Barcelonë dhe nuk është njëjtë të luash në Spanjë si në këto stadiume në Ligë 1”, shtoi ai.