Papa Françesku ka mbërritur për herë të parë në vendin që është akuzuar gjerësisht për spastrimin etnik ndaj myslimanëve.

Gjatë vizitës së tij më Mianmar, Papa ka gjasa të përmendë myslimanët “Rohingya” për të mbrojtur pakicën myslimane të vendit.

Papa ka planifikuar të takojë udhëheqësen de facto të Myanmarit Aung San Suu Kyi dhe kreun e ushtrisë së vendit.

Papa pastaj do të vizitojë Bangladeshin dhe do të takohet me një grup të vogël refugjatësh Rohingya në një gjest simbolik. Papa 80-vjeçar është bërë i njohur për pikëpamjet e tij të moderuara dhe gatishmërinë për të denoncuar padrejtësitë globale.

Ata janë përdhunuar, torturuar dhe janë vrarë. Dy kombe që nuk i duan, kanë luajtur me ta sikurse me top ping-pongu. Janë detyruar të kryejnë punë të vështira dhe nuk kanë asnjë të drejtë në tokën e tyre.

Myslimanët Rohingya janë ndër njerëzit më të përndjekur në botë, dhe sërish ata e gjejnë veten duke u vrapuar për të shpëtuar jetën e tyre.

Kush janë Rohingya?

Rohingya është një grup etnik i minoritetit mysliman që ka jetuar në Mianmar për shekuj me rradhë. Sot, më shumë se një milion prej tyre jetojnë në vend, shumica në shtetin bregdetar perëndimor në Rakhninë, ku edhe përbëjne një të tretën e popullsisë. Ata flasin gjuhën e tyre, e cila nuk njihet nga shteti.

Ka përleshje të rregullta midis Rohingya dhe forcave të sigurisë të vendit, si dhe grupeve të tjera etnike në Rakhine, të cilat janë kryesisht budiste. Grupet militante të Rohingya shpesh përfshihen në këto përplasje.

Edhe murgjit budistë janë akuzuar për nxitje të dhunës kundër këtij komuniteti mysliman dhe besohet se kanë udhëhequr një lëvizje bojkotimi kundër tyre gjatë përleshjeve vdekjeprurëse në vitin 2012.

Një komunitet i refugjatëve Rohingya gjithashtu jeton në Bangladesh, ndërsa kanë migruar në Malajzi, ku zakonisht punojnë ilegalisht. /syri/