Shega është një frut që ka veti në parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Sipas një studimi të ri mësohet se ekstraktet e shegës si frut mund të parandalojnë dhe/ose të ndryshojnë patologjinë primare lidhur me vdekshmërinë kardiake: trashje progresive e arterieve koronare të shkaktuara nga akumulimi i materieve yndyrore, e njohur si aterosklerozë.
Studimet janë bërë në minj të sensibilizuar gjenetikisht ndaj bllokimit të artereve ashtu që ju janë dhënë ekstrakte të shegës në ujë për 2 jave, duke filluar nga java e tretë pas lindjes së tyre.
Përkundër faktit se trajtimi me shegë në fakt kishte rritur nivelin e koleterolit të mirë është vërejtur zvogëlimi i pllakave aterosklerotike në aortic sinus dhe kishte zvogëluar përqindjen e bllokimit të arterieve koronare me pllaka aterosklerotike.
Gjithashtu shega është një frut që njihet për veti të ndryshme si; zvogëlon nivelin e stresit oksidativ; zvogëlon mbledhjen e yndyrnave në muskulin e zemrës, zvogëlon EKG anomalitë dhe atë të zgjerimeve kardiake.