Frigoriferi është një ndër pajisjet më të rëndësishme për çdo shtëpi. Aty ruajmë pjesën më të madhe të ushqimeve. Në këtë mënyrë, ai duhet pastruar herë pas here, sepse nëse diçka prishet, ai do të mbajë aromë të keqe.

Kjo është edhe gjëja më e ndërlikuar për çdo amvisë, sepse do t’ju duhet diçka shumë e fuqishme që ta largojë plotësisht aromën e pakëndshme të frigoriferit.

Por, ne kemi për ju një recetë natyrale shumë të lehtë në përgatitje dhe për më tepër ekonomike. Përbërësit i keni në kuzhinë, mjafton të ndiqni udhëzimet e recetës për ta bërë frigoriferin tuaj të duket i pastër, madje si i sapoblerë.

Përbërësit:
400 ml uje
200 ml uthull e bardhë
12 pika vaj limoni esencial

Përgatitja:
Metoda e përgatitjes është mjaft e thjeshtë. Mjafton të hidhni të gjithë përbërësit në një shishe spraj dhe tundeni atë mirë. Largoni fillimisht gjërat që keni në frigorifger. Spërkatni me këtë përzierje hapësirën që dëshironi të pastroni dhe lëreni për disa minuta, shkruan shije.
Pas pak minutash pastrojeni frigoriferin me një copë të pastër. Kështu, ju mjaftojnë vetëm pak minuta për të dezinfektuar frigoriferin nga papastërtitë dhe aromat e padëshiruara.