Gjykata duhet të refuzojë rolin e asistentit në krijimin e atmosferës jodemokratike e të frikës, thuhet në njoftimin e sotëm për shtyp të VMRO-DPMNE-së në lidhje me paraburgimin e anëtarëve dhe mbështetësve për ngjarjet në parlamentin më 27 prill, përcjell Fol.
“Gjykata është drejtpërdrejt bashkëfajtore në shkatërrimin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit, në të cilin Zaev dëshiron pa opozitën të nxjerrë ligje për dygjuhësinë, për t’i marrë hua vendit apo të ratifikojë marrëveshje që fshin historinë dhe gjuhën maqedonase. Refuzimi i ankesave të mbrojtjes dhe zgjidhja për patriotët për të qëndruar në paraburgim janë të plotësisht të papranueshme. Kalon muaji i dytë dhe gjykata ka mundësinë të ngrihet mbi presionet politike dhe urdhërat dhe më në fund të marrë një vendim të drejtë”, thotë partia opozitare.
Nga atje theksojnë se vetëm në Maqedoni, personat që kanë dhënë shumë për shtetin, vëllezërit e motrat, të cilët nuk kanë kryer asnjë shkelje, janë shpallur terroristë.
Ata shtojnë se akuza e terrorizmit është ndërtim absurd që e ngjit Maqedoninë në krye të listës së vendeve me më shumë terroristë, ndërsa patriotët, siç thonë nga VMRO-DPMNE, lihen në kategorinë e Al Kaedës dhe ISIS-it. /Fol/