Sot Palvle Trajanov, bartësi i listës në njësinë e parë zgjedhore në rradhët e “Koalicionit për Ndryshim dhe Drejtësi”, ka realizuar takim me banorët e Draçevës.

Në këtë takim qytetarët u shprehën se 25 vite kanë votuar për partinë aktuale qeverisëse, ndërsa ajo nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e jetës së banorëve në këtë rajon të bukur, por përkundrazi ka dëmtuar edhe më shumë infrastrukturën e qytetit.

Trajanov theksoi se së bashku me kandidatët për deputetë nga Draçeva, do të angazhohen për zgjidhjen e problemeve dhe do të bëjnë gjithçka që Draçevën ta rikthejnë në vend modern dhe me kushte për zhvillim.

“Mendoj se kemi dije dhe përvojë që të sigurojmë pagë minimale prej 300 euro, pension 200 euro si dhe ndihmë sociale për të pa punët deri 100 euro”, deklaroi Trajanov.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe kandidatët për deputetë Jove Kekenovski, Slobodan Bogoevski dhe Vesna Stoimenovska.