Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavllopullos nga Seres ka dërguar porosi të re se Maqedonia është greke dhe se sa më shpejtë ai fakt pranohet nga politikanët e Maqedonisë, aq më shpejtë do të përmirësohet klima politike mes dy shteteve.

Pavllopullos hapur ka përmendur se dera për hyrje të Maqedonisë në BE do të jetë e mbyllur, derisa insiston që ta shfrytëzojë emrin “Maqedoni” dhe do të shpërndajë irredentizëm.

“Maqedonia është greke dhe pranimi praktik i kësaj të vërtete të qartë do ta lehtësojnë ndjeshëm klimën politike dhe marrëdhëniet mes y shteteve në Ballkan. Këtë duhet ta dijë mirë shteti fqinj IRJM dhe të mos insistojë në emra, të cilët paraqesin shkelje të historisë dhe shpërndajnë irredentizëm, të cilat janë kundër, mes tjerash edhe të së drejtës evropiane. Kjo do të thotë se insistimi e pengon çdo perspektivë të pranimit të IRJM-së në Bashkimin Evropian, tha Pavllopullos, në ceremoninë e shpalljes së tij si qytetar nderi Seresit.

Sipas Pavllopullos, Greqia ia ka shtrirë dorën miqësore Maqedonisë dhe do t’i ndihmojë që ta përforcojë demokracinë në ven, por pala tjetër shpërndanë irredentizëm dhe ajo do të thotë se nuk i respekton kufijtë dhe ligjet evropiane.

Presidenti grek, shpesh herë del me qëndrime dhe deklarata se Maqedonia është vetëm një dhe greke dhe se derisa Maqedonia insiston në emrin aktual, ajo e falsifikon historinë greke dhe se nuk mund të bëhet pjesë e familjes evropiane.