Dmitri Payet është ende i mërzitur me lëndimin që i ka shkaktuar Cristiano Ronaldos në finalen e “Euro 2016”. Mesfushori francez ka thënë se ndihet keq kur përmendet emri i Ronaldos, sa që e ka ndaluar të përmendet në shtëpinë e tij.
“Unë kam fëmijë të cilët e duan futbollin, e duan Messin e Ronaldon. Ata imitojnë gjestet e tyre, fjalët dhe festimet e tyre. Megjithatë që nga finalja e “Euro 2016″ ata e kanë të ndaluar të përmendin emrin e Ronaldos sepse më bën të ndjehem keq për lëndimin që i kam shkaktuar” ka thënë Pazet për një magazinë franceze.