Është arritur marrëveshja për koalicion në Prishtinë ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike.

Mësohet se PDK-ja do të ketë nënkryetarin, pesë drejtori dhe pesë ndërmarrje publike
Ndër drejtoritë me të cilat do të udhëheqë Partia Demokratike janë ajo e Shërbimeve Publike, atë të Planifikimit dhe Urbanizmit, drejtorinë e Arsimit dhe të Kulturës, ndërkaq mbetet ende e paqartë drejtoria e pestë me të cilën do të udhëheqë PDK.

Reporteri.net merr vesh se nënkryetar i parë i Prishtinës, do të jetë Blerand Stavileci i PDK-së, ndërkaq Alban Zogaj do të mbetet nënkryetar i dytë.

Seanca e Kuvendit të Prishtinës pritet të vazhdojë, derisa pak minuta më parë Fehmi Kupina i LDK-së është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Kupina u zgjodh në rundin e tretë, pasi në dy rundet e para s’mjaftonin 25 votat.