Bekim Fazliu, si ish deputet dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) jozyrtarisht do të përjetoj humbjen më të madhe në njësin zgjedhore numër 1 që përfshin Komunën e Sarajit dhe një pjesë të Shkupit.

Kjo do të ndoodh për shkak se rreth 70 për qind e trupit elektoral veç më kanë kaluar në Lëvizjen për Reforma të PDSH-së të udhëhequr nga Ziadin Sela.

Në komunën e Sarajit PDSH mund të numërojë prej 2.000 deri në 3.000 votues ndërsa përkrahësit e Ziadin Selës e kontrollojnë pjesën tjetër të trupit elektoral të PDSH-së.

Njësia zgjedhore nr. 1 e cila me vite ka qenë bastion i PDSH-së ku më së tepërmi deputetë I kësaj partie dilte lideri aktual i PDSH-së Menduh Thaçi. Mirëpo siç duket gjërat kanë ndryshuar dhe matematikat zgjedhore nuk do të jenë të njëjta, të cilat paralajmërojnë se deputeti aktual Fazliu do të mbetet jashtë Parlamentit.

Bekim Fazliu në politikë njihet me kontradikta të mëdha, sepse ai njëherësh u largua nga Menduh Thaçi dhe iu hodh në përqafim partisë Demokracia e Re të Imer Selmanit. Menjëherë reagoi Thaçi dhe e quajti “pleh i kombit”, mirëpo Bekim Fazliu këtu nuk u ndal, por menjëherë u kthye te partia amë e PDSH-së, kuptohet për interesa personale.

Jozyrtarisht Zhurnal meson se pikërisht Bekim Fazliu është edhe një ndër fajtorët kryesorë që kandidati i PDSH-së biznesmeni Hazbi Nuredini dështoi për shumë pak vota në zgjedhjet e fundit lokale në Komunën e Sarajit. Mësohet se Fazliu qëllimisht e ka shantazhuar në ditën e fundit të zgjedhjeve Nuredinit, si dhe Fazliu jozyrtarisht mësohet se me qëllim nuk i ka bërë ankesat për parregullsi në Komisionin Komunal Zgjedhor.

Shanset e tij për të qenë sërish deputet edhe në përbërjen e re parlamentare janë zvogëluar dukshëm për shkak të incidentit që ndodhi në Parlament vitin e kaluar ku një ndër protagonistët kryesore në përleshjen fizike mes deputetëve shqiptarë ishte pikërisht deputeti Fazliu.

Ndryshe, në zgjedhjet e fundit parlamentare PDSH-ja në njësinë zgjedhore nr. 1 fitoi rreth 11.000 vota, mirëpo struktura momentale e trupit votues është në raport 8 me 3 në favor të Ziadin Selës, që do të thotë se Sela kontrollon rreth 8.000 votues ndërsa PDSH-ja e Thaçit afro 3.000 / Zhurnal