Në këto zgjedhje presidenciale Partia Demokratike Shqiptare dhe Menduh Thaçi kanë bërë SALLTO MORTALEN MË SENZACIONALE. Nga mëvetësia e RMV përkatësisht nga zgjedhjet e para presidenciale e në vazhdimësi, PDSH -ja jo vetëm se gjithmonë ka nominuar kandidat presidencial nga rradhët e veta por në raundin e dytë gjithmonë ka mbështetur kandidatët e nominuar nga Vmro-Dpmne.

Kësaj rradhe jo vetëm që nuk nominuan kandidat për president nga rradhët e veta, madje për herë të parë mbështetin fuqishën kandidatin e nominuar nga LSDM-ja-Stevo Pendarovskin edhe atë qysh në raundin e parë, ndërkaq kandidatin shqiptar e vlerësuan-lojtar me topa pas goli!

Pra PDSH-ja për herë të parë mbështetje aktive i bëri kandidatit për president të proviniencës partiake më përplasëse mes veti këto tre dekada Lsdm-së .

Kjo sallto mortale politike e PDSH dhe Menduh Thaçit më 2018/19-tën, ka shtuar dilema të thella në opinion ,se kjo nuk ka të bëjë asgjë të përbashkët me justifikimin në faktorin ndërkombëtarë, por ky akrobacion është rezultat i kapjes dhe shantazhimit nga ana tjetër e politikës !

(q/a)