Bartësi i listës së PDSH-së në Tetovë Pajtim Thaçi bashkë me kandidatin për kryetar të Tetovës Sadi Bexhetin qëndruan në qendër të qytetit ku edhe folën mbi problemin që ka ky qytet me qentë endacak.

Thaçi premtoi se me ardhjen në krye të Komunës problemi me qentë endacakë do të zgjidhjet.

“Ne kur do ta marrim komunën do të hapim drejtori të veçantë për menaxhimin e qenve endacakë, ata qen do të merren dhe do të dërgohen në një vend të veçantë ku aty do të kenë përkujdesjen e duhur dhe nuk do të rrezikojnë jetën e qytetarëve”, tha Pajtim Thaçi – kandidat për Këshilltar në Komunën e Tetovës.