Partia Demokratike Shqiptare vitin 2016 e vlerësoi si shumë të ligë, veçanërisht për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni. Në fjalimet tradicionale të Vitit të Ri, fjalim mbajti sekretari i PDSH-së, Azem Sadiku, i cili tha se edhe faktorë të jashtëm edhe të brendshëm kanë punuar kundër PDSH-së, dhe me këtë sipas tij edhe kundër interesave të shqiptarëve.

 

“Kemi thënë se kjo lufët nga qendra të ndryshme që bëhet kundër shqiptarëve në Maqedoni, identifikohet si lufët me dekada kundër PDSH-së, sepse ata qendra e dijnë se sa më e dobët që është PDSH-j, aq më lehtë i realizojnë qëllimet e tyre armiqësore kundër shqiptarëve”, tha Sadiku.

Ai tha se është krenar me atë që si parti, askush nuk ka arritur t’i fshijë nga skena politike dhe tani si PDSH, do të kenë mandate vendimtare për një opozitë etnike./Telegrafi