Kryetari i PDSH-së foli para banorëve të Çairit në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
Ai premtoi ligj për amnesti dhe rigjykim të rasteve Kumanova, Monstra, Sopoti dhe të ngjajshme ndërsa gjykatësit e këtyre rasteve nuk do të mund të rizgjedhen në ato poste.
“Nëse PDSH rivjen në pushtet brenda 1 muaji do të sjellim ligj për faljen e borxheve të familjeve shqiptare.” – u shpreh Thaçi para shkupjanëve të cilët i falënderoi për pjesëmarrjen edhe pse mban mot i ftohtë.