Burime partiake pranë PDSH kanë bërë të ditur se në asnjë rast nuk do të jenë pjesë e qeverisjes me Nikolla Gruevskin si mandatar. Nga kjo parti theksojnë se janë në proces të zgjedhjeve të brendshme dhe se nuk kanë në agjendë hyrjen e tyre në qeveri. Por në disa raste ditëve të fundit është përmendur se dy deputetët e PDSH do të jenë pjesë e koalicionit, për të cilin thuhet se është arritur midis VMRO-DPMNE dhe BDI. (INA)