Partia Demokratike Shqiptare sonte mbajti tubim në sheshin e qytetit në Tetovë. Kryetari i PDSH-së dhe bartës i listës për deputetë në njësinë e gjashtë zgjedhore Menduh Thaçi iu falënderua tetovarëve për praninë masovike në tubimin e tyre edhe përkundër motit të ftohtë.
Të pranishmëve në sheshin e qytetit në tetovë iu drejtuan edhe bartësit e listave për deputetë nga PDSH-ja në njësitë e tjera zgjedhore, Idriz Orana, Orhan Ibraimi, Sami Rushidi dhe Adrian Huseini.
Ajo që ra në sy në tubimin e sontëm të PDSH-së për dallim nga tubimet e cikleve tjera zgjedhore ishte prania jo e madhe e mbështetësve për këtë parti si dhe përkujdesi i organizatorit për të fshehur dështimin eventual duke vendosur karike në shesh me qëllim për tu dukur më shumë edhe pse zakonisht asnjë nga partitë pjesëmarrëse në këto zgjedhje dhe në këtë kohë të ftohtë nuk vendosën karike në hapsira të hapura në temperaturë minus 6 gradë celsius.
© fol.mk