PDSH nesër në Strugë do zgjedhi kandidatin dhe bartësin e listës  në Kuvendin e degës i cili është konvokuar për në ora 17.00.

Lajmi për Strugalajm konfirmohet nga burime brenda degës së kësaj partie.Në këtë aktivitet zgjedhor do të marrin pjesë eksponentët më të rëndësishëm  me në krye liderin e PDSH-së  Menduh Thaçin.

Deri tani jozyrtarisht si kandidatë është përmendur biznismeni nga Veleshta, Pëllumb Vlashi ndërkohë burime nga kjo parti saktësojnë se pjesë e garës mund të jenë edhe emra të tjerë që mund të dalin nga Kuvendi I degës.(Strugalajm.com)