Roma raportohet se është në pozicion të mirë për të transferuar anësorin e Chelseat, Pedro Rodriguez, i cili gjithashtu kërkohet nga Juventusi.

Sipas “Calciomercato”, Pedro do të largohet nga Chelsea kur kontrata e tij të skadojë në verë, shkruan “Zeri.info”.

Edhe pse ka oferta nga kampionati amerikan, MLS, mediumi italian raporton se Roma e ka bërë ofertën më të mirë dhe se ai është pranë ta pranojë atë.

Pavarësisht interesimit të Juventusit, Pedro me gjasë ka zgjedhur t’i bashkohet Romës.

Kështu, Pedro duket se e ka injoruar trajnerin e Juventusit, Maurizio Sarri, me të cilin kanë punuar te Chelsea.