Skuadra e Bayern Munich është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Real Madridi ka kaluar në finale të këtij kompeticioni, pasi mposhtën bavarezët me rezultatin e përgjithshëm 4-3, shkruan GazetaBlic

Trajneri i Bayernit, Jupp Heynckes ka folur për media pas përfundimit të takimit, ku u shpreh mjaft i zhgënjyer me eliminimin.

“Ne kemi luajtur një lojë madhështore sot dhe unë mendoj se ne ishim ekipi më i mirë në të dy ndeshjet, detajet e vogla ishin vendimtare”.

“Unë nuk kam biseduar ende me Ultreich, ai është në dhomën e dopingut”.

“Unë jam i zhgënjyer, siç janë edhe lojtarët.”

“Lewandowski po sulmohet nga gazetarët, ai ka ndryshuar.

“Kur e shoh atë prap, është një penallti, por unë nuk do të qëndroj këtu dhe të ankohem, ne i dhamë shumë mundësi Real Madridit, kështu që nuk ka nevojë të ankohemi për arbitrin”.

Keylor Navas ishte lojtari më i mirë i Real Madridit sonte”, përfundoi Heynceks.