Sipas tij, vetëm anëtarësimi në NATO mbështetet prej të gjitha bashkësive etnike dhe kjo e paraqet faktorin më të fuqishëm koheziv në shoqëri.

“Kur Maqedonia të hyjë në NATO, definitivisht do të mbyllet çështja nëse do t’ia dalë Maqedonia. Jo në kuptimin nëse NATO do të ndalet në kufijtë tanë dhe do të na mbrojë prej sulmeve, nuk do të kemi sulme territoriale ndaj Maqedonisë. NATO është organizatë në të cilën anëtare janë shtetet më të fuqishme dhe këmbehen informacione brenda dhe me shfaqje të përbashkët shkohet kundër këtyre kanosjeve të reja”, vlerësoi Pendarovski.

Lidhur me referendumin e ardhshëm në të cilin qytetarët do të prononcohen për marrëveshjen me Greqinë dhe nëse do të ndryshojë censusi, ai vlerëson se “nuk është mirë të ndryshojnë rregullat zgjedhore në sy të vetë ngjarjes”.

Lidhur me anëtarësimin në BE, Pendarovski i vlerësoi si “absolutisht të pasakta” spekulimet se BE-ja do të japë rekomandim të kushtëzuar për fillimin e negociatave, në këmbim të asaj që vendi të hapë kampe refugjatësh në territorin e saj.

Sipas tij, BE-ja akoma nuk ka përcaktuar politikë të përbashkët për këtë çështje