Kandidati për president nga radhët e pushtetit, Stevo Pendarovski nuk do të lejojë pazare politike mes dy raundeve zgjedhore. I pyetur nëse në raundin e dytë pret mbështetjen e opozitës shqiptare derisa procesi zgjedhor shkon në këtë drejtim, Pendarovski në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat ka theksuar se pret mbështetjen e elektoratit opozitar por jo duke bërë pazare politike. Ai madje shtuar se në emrin e tij nuk do t’i lejojë as pazaret e mundshme mes Zaevit dhe Ahmetit apo edhe cilit do lider tjetër politik.

“Nuk do të paragjykoj nëse më mbështesin. Ai do të jetë vendim i votuesve të tyre dhe jo i liderëve. Një gjë që sigurisht nuk do ta bëj është se nuk do të bëj pazare për grup votash, që në rrethin e parë t’i të më japësh, 30, 50 apo 100 që unë ta bëj një gjë tjetër si falënderim. Unë do të pres që këtë ta bëjnë votuesit të cilët do të votojnë për Blerim Rekën. Pra nëse votojnë, apo nëse vije situata e tillë, në rrethin e dytë të më votojnë mua pa bërë pazare. Dua të them se as unë as Zaev dhe askush tjetër nuk do të mund të bëj pazare në emrin tim. Këtë nuk e kemi bërë as me BDI-së gjatë negociatave”- tha Stevo Pendarovski, kandidat për president.