Presidenti i vendit Stevo Pendarovski tha sot në llogarinë e tij në Tuiter se dhuna nuk mund të jetë justifikim për të minuar demokracinë, duke shprehur ngushëllime dhe solidaritet me qytetarët amerikanë pas ngjarjeve të mbrëmshme në Uashington.

“Dhuna nuk mund të jetë justifikim për të minuar demokracinë. Sjellja e individëve nuk do të dëmtojë besimin në institucione. Ngushëllime dhe solidaritet me qytetarët amerikanë”, ka shkruar Pendarovski.