Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti drejtorin e Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive Eran Kurtish dhe zëvendësdrejtorin Xhelal Hoxhiq.

Në takim presidenti Pendarovski, siç informoi Kabineti i tij, është njoftuar për proceset vijuese dhe planin strategjik për punë të Agjencisë, si dhe për sfidat me të cilat po përballen lidhur me çështjet që lidhen me realizimin e të drejtave të bashkësive joshumicë në shtetin tonë.

Në këtë kontekst është theksuar nevoja për intensifikimin e aktiviteteve të fushave prioritare të cilat janë pjesë e Planit strategjik për punë në vitin 2020-2022, me qëllim të impelementimit më efikas të përpjekjeve për barazi, zhvillim, integrim dhe prosperitet të bashkësive etnike në vend.

Presidenti Pendarovski theksoi se sigurimi i të drejtave të bashkësive mundëson shans të barabartë për realizim personal të çdo qytetari, që është njëra ndër parakushtet themelore për zhvillim të përgjithshhsëm dhe stabilitet të shoqërise. Në këtë drejtim presidenti e riafrimtoi mbështetjen e tij të vazhdueshme të përpjekjeve prë avancim të të drejtave të të gjitha bashkësive etnike në Republikln e Maqedonisë së Veriut, në pajtim me të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë.