Gjendje e jashtëzakonshme do të shpallet në territorin e të gjithë vendit, nëse ka një konsensus nga të gjitha subjektet politike, thonë nga kabinetit i presidentit të RMV-së.

“Kjo do të ndodhë vetëm nëse arrihet një marrëveshje ndër-partiake midis të gjitha subjekteve politike në datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në mënyrë që të krijojë një kornizë ligjore për organizimin dhe zbatimin e qetë të tyre”, thuhet në deklaratë.

Mickoski më herët deklaroi se datat 5 dhe 8 korriku nuk janë në pyetje për zgjedhjet dhe se mesi i muajit është një bazë e mirë për mbajtjen e tyre, nëse përmbushen kushte të caktuara, ndërsa lideri i LSDM-së Zaev the se data e zgjedhjeve nuk është dhe nuk mund të jetë dëshirë personale apo partiake, dhe se ato përcaktohen nga kushtetuta dhe ligjet, pra 5 korriku.