Duke bërë një xhiro në faqet e modës e makeup-it në Instagram nuk do ju shpëtojë detaji më i fundit që ka lidhje me Krishtlindjet dhe festat e fundvitit, që kaq shumë po presim. Candy Cane Eyeliner është tendenca e fundit që kanë aplikuar shumë blogger-e nga vende të ndryshme të botës.

Çfarë është “Candy Cane Eyeliner”?

Është si peneli që realizojmë në pjesën e sipërme të syve, por me një diferencë festive. Në vend të ngjyrës së zezë ajo kombinon dy nga ngjyrat kryesore të festave, të kuqen dhe të bardhën. Ngjyrat që përdoren edhe për të përgatitur edhe bastunët e ëmbël karakteristikë të Krishtlindjeve.

b3785d0ff4268db38fe900b0cb382187

Si mund ta realizoni?

Mund të duket e vështirë për t’u realizuar, por taktika është shumë e thjeshtë. Fillimisht aplikoni penelin e bardhë dhe më pas me një të kuq formoni vizat e pjerrëta.