Nuk e di çka do të ndodh nëse nuk realizohen premtimet për rritjen e shpenzimeve mbrojtëse në NATO, por durimi i amerikanëve nuk është i pafund. Ata presin që aleatët t’i realizojnë premtimet e tyre, deklaroi nënpresidenti amerikan Majk Pens në konferencën për shtyp në selinë e NATO-s në Bruksel.
Pens theksoi se me kërkesë të presidentit Donald Tramp e shpreh mbështetjen e fuqishme të SHBA-së për Unionin transatlantik, transmeton BTA.
“Kemi obligim të qartë për t’i zhvilluar planet për përforcim shtesë të Aleancës. Kemi për qëllim ta rrisim buxhetin tonë mbrojtës. Jam i bindur se ne do ta përfundojmë punën tonë, por është i nevojshëm po aq dhe angazhim evropian”, shtoi Pens, me rastin e vendimit, që të gjithë anëtarët e NATO-s të sigurojnë që shpenzime mbrojtëse deri në vitin 2024 që t’ju arrijnë dy për qind nga BPV.
Pens sot deklaroi se ky qëllim është minimumi që pritet nga Evropa dhe Kanadaja.
Nënpresidenti Pens e citoi presidentin Tramp, sipas të cilit, ky obligim një kohë të gjatë nuk është realizuar.
“E vërteta është se shumica (e shteteve në NATO) ende nuk kanë drejtim të qartë për këtë rrugë (për rritjen e shpenzimeve ushtarake)”, deklaroi Pens.
Pens shtoi se presidenti Tramp dhe amerikanët presin që aleatët t’i realizojnë premtimet e tyre dhe të bëjnë më shumë për sigurinë tonë të përbashkët. Është koha për aksion, e jo për fjalë. Ai bën thirrje për përparim urgjent dhe të përhershëm në realizimin e obligimeve.
“Bota ka nevojë për fuqinë e NATO-s më shumë se kurrë. SHBA-ja do ta mbajë rolin e saj udhëheqëse në praninë e NATO-s, në jehonat për aktivitetet e Rusisë për ndryshimin e dhunshëm të kufijve. Lutem për paqe në Ukrainë. Madje të gjejmë rrugë të re drejt Rusisë, ne do ta konsiderojmë Moskën për përgjegjëse”, deklaroi nënpresidenti amerikan.
Pens insiston që NATO-ja të marrë pjesë në shkurtimin e financave të terroristëve.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, theksoi se rritja e shpenzimeve të NATO-s nuk është diçka në çka SHBA-ja insiston, por është ajo zgjidhja e përgjithshme.
“Nuk mund të zgjedhim midis asaj që të shpenzojmë më shumë dhe të shpenzojmë më mirë për mbrojtjen. Duhet të shpenzojmë më shumë dhe më mirë”, shtoi ai.
E shikojmë angazhimin e fuqishëm të NATO-s në lidhjen transatlantike. Jemi të njëzëshëm se NATO-ja mund dhe duhet të bëjë më shumë në luftën kundër terroristëve. Evropianët nuk mund të kërkojnë që SHBA-ja të investojë mjete në mbrojtje, nëse vetë ata nuk e bëjnë të njëjtën, deklaroi Stoltenberg.