Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë në dhjetë muajt e parë të vitit janë doganuar 18.256 vetura të vjetra dhe vetëm 4.445 të reja, njofton KOHA.

Krahasuar me vitin 2016, në të njëjtën periudhë janë importuar mbi 25.889 vetura të përdorura dhe 5.027 të reja. Numri është afërsisht i ngjashëm edhe me vitin 2015, kur ishin sjellë 23.196 vetura të vjetra, ndërsa në vitin 2014 ishin sjellë 29.558 vetura të vjetra nga jashtë.

Analizat tregojnë se më së shumti vetura të vjetra, edhe atë në vitin 2010 rekord janë doganuar 51.399 vetura. Ky është viti kur akciza u zvogëlua dhe importi u liberalizuar. Atë vit janë importuar 7.183 vetura të reja, por një vit më pas 2011-ën, importi  ishte stabilizuar në 28.546 vetura të vjetra dhe 4.021 të reja.