Nga Artan Dika

Është joserioz e qesharak ky filozofimi: “bojkoti asnjëherë nuk është zgjidhje” … të mos flas pastaj për margaritarin e këtyre që votojnë bashkë me Boshkovskin se ata që nuk votojnë janë bashkë me Baçevin! … flluska filozofike shypesh.
Nëse bojkoti nuk qenka asnjëherë zgjidhje atherë pse e bojkotuan shqiptarët referendumin për pavarësinë e Maqedonisë?
Bojkoti patjetër që është një zgjidhje e mundshme, është alternativë, është opsion dhe mundësi, njësoj siç është edhe votimi për kandidatët garues ashtu edhe votimi duke e bërë votën e pavlefshme.