Eurokomisarja për Shëndetësi, Stela Kiriakides, paralajmëroi se BE-ja do të sigurojë 70 milionë euro në formë grantesh për vendet e Ballkanit Perëndimor për furnizim të vaksinave nga BE-ja. Ajo, sot para euro-deputetëve foli për gjendjen me vaksinat në BE, por edhe në tre vendet-partnere të Unionit me të ardhura të ulëta, mes të cilave edhe Maqedonia dhe fqinjët tanë. Kiriakides deklaroi se përmes mekanizmit global për furnizim të vaksinave, Kovaks, ku BE-ja është donatori më i madh, Unioni do t’u ndihmojë vendeve të Ballkanit Perëndimor që të vaksinohen grupet që janë me prioritet, siç janë të punësuarit në shëndetësi dhe qytetarët nga kategoritë e rrezikuara.

“Do të sigurojmë një grant prej 70 milionë eurove për Ballkanin Perëndimor që të mund të blejnë vaksina nga vendet-anëtare të BE-së. Punojmë edhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të siguruar mbështetje prej 50 milionë eurove për vaksinat në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet fqinje”, tha Stela Kiriakides – Eurokomisare për Shëndetësi.