Për herë të parë në histori: Borxhi kroat tejkaloi 40 miliardë euro

Borxhi i përgjithshëm i Kroacisë është rritur në nivele rekorde që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1995, ku atëbotë ishte në kuadër të shtetit të përbashkët të Jugosllavisë.

Sipas metodologjisë “ESA 2010”, borxhi shtetëror kroat arriti vlerën në 304.9 miliardë kuna (40.9 miliardë euro) në fund të prillit të këtij viti, sipas të dhënave të lëshuara nga Banka Kombëtare të Kroacisë, shkruan juartnjilist, transmeton Telegrafi.

Kjo është 6.1 miliardë kuna (890 milionë euro) ose 2 për qind më shumë sesa në fund të marsit, ose 5.85 për qind më shumë sesa në prill të vitit të kaluar. Ky është niveli më i lartë i borxhit i qeverisë kroate.

Rritja e përgjithshme të borxhit është kryesisht për shkak të rritjes së borxhit të brendshëm, i cili arriti në 202.6 miliardë kuna (2.7 miliardë euro) në fund të muajit prill, që është 2.34 për qind më shumë sesa në mars dhe 8.9 për qind më shumë se në prill të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Rritja e borxhit të qeverisë pritej në kushtet e pandemisë COVID-19, për shkak të mbylljes së veprimtarive ekonomike gjatë marsit, prillit dhe majit, pra rënies së të ardhurave buxhetore me rritjen e njëkohshme të shpenzimeve.

Buxheti i ribalancuar për këtë vit parashikon një deficit prej 25.3 miliardë kuna (3.4 miliardë euro) ose 7 për qind të GDP-së.

Ndryshe, në përputhje me trendet e tilla, pjesa e borxhit publik pritet të rritet edhe më shumë këtë vit.