Një grup të rinjsh nga Komuna e Sarajit në Shkup, sonte i janë bashkuar VMRO-DPMNE-së.

Kjo është njoftuar nga vet të rinjtë përmes një fotografie në rrjetet sociale të shpërndarë nga funksionari i kësaj partie në Saraj, Martin Stojanovski.

“Gjithmon e them se forca është tek të rinjtë dhe tek bashkimi. Saraji le të jetë shembull për të gjithë në Maqedoni, ballkan por edhe më gjërë. VMRO-DPMNE është parti për çdo qytetarë”, ka shkruar Stojanovski.

Ndërkohë, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski vazhdimisht po i fton qytetarët, siç thotë ai, “kundër krimit të pushtetit LSDM-BDI”.

Mickovski në paraqitjet e tij publike thotë se “qytetarët meritojnë jetë dhe ardhmëri më të mirë, pa përçarje dhe urrejtje, pasi Maqedonia është e të gjithë qytetarëve”.