Shkrim nga Osama Muadini

CICI, MICI DHE TICI…

Për ndërtimin e pishinave në Kumanovë, investim ky 3.1 milion euro i Komunës së Kumanovës dhe kryetarit të saj CICI, Kontribut të veçantë kanë dhënë edhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të CICI-it, MICI dhe TICI.

Për CICI-n dihet se kush është tanimë dhe sigurisht dëshironi të dini se kush janë MICI dhe TICI?…

Para se të merrem me ta, do them me keqardhje se përpos tyre “kontribut të veçantë” për investimet e CICI-it kryesisht në vendbanimet e banuara kryekëput me maqedonas, janë vet shqiptarët. Po, po… shqiptarët e Kumanovës, të cilët fatkeqësisht në zgjedhjet e fundit lokale bënë dallimin “shkau më i mirë se shkau tjetër”, apo si ishte ajo kënga e Tunës “Shkau më i mirë prej krejtve”… (Këto fjalë i them nga dëshpërimi jo që dua ti akuzoj shqiptarët-kumanovarë)…

Nëse u them se MICI dhe TICI janë shqiptarë sigurisht do habiteshit, por ja që “rastësisht” janë të tillë dhe bashkëpunëtorë më të afërt të CICI-it. Bile-bile në cilësinë e këshilltarëve komunal të zgjedhur nga votuesit shqiptarë dhe partia në pushtet.

Këta të dy së bashku me pjesën tjetër të këshilltarëve komunal shqiptarë (në koalicion me CICI-n), janë fajtorët real të investimeve si pishinat si dhe shumë investime tjera milionëshe kryesisht në vendbanimet maqedonase, me kontribut të taksapaguesve shqiptarë.

Përsëri, si bashkëpunëtorë të ngushtë për të përfunduar punimet e ngelura  nga CICI rreth pishinave, për ta ndihmuar futen MICI dhe TICI (…Kështu të paktën flitet mes shqiptarëve dhe këtë e dinë kumanovarët…), duke i siguruar të holla.

Këto të holla sigurohen përsëri nga një shqiptarë, bashkëkombës i yni nga Turqia i cili kishte ardhur të ndërtojë një Çezme për nder dhe amanet të nënës së tij të ndjerë!…

Për ti lejuar ndërtimit e kësaj çezme në një lokacion në vendbanim shqiptarë dhe për t`ia legalizuar parcelën dhe ndërtimin e saj, flitet që CICI bashkë me MIC-in dhe TICI-n bëjnë marrëveshje që bashkëkombësi ynë “të ofrojë 200.000 euro për ndërtimin e pishinave”…

I shkreti bashkëkombës i yni për ta çuar amanetin e nënës në vend detyrohet ti japë këto para që sot ajo çezme të ndërtohet dhe të mbajë emrin “Çezma Nëna Fetije”.

 

Kështu pra, shqiptarët në vend se të freskohen në pishina atë do të duhen ta bëjnë të kjo çezmë, sepse kështu deshën dhe u morën vesh CICI, MICI dhe TICI…