“Për Maqedoni të përbashkët” në protestë para Kuvendit

Porosi se nuk do të lejojnë shkatërrimin e shtetit, dërguan sonte pjesëmarrësit në protestën që e organizon nisma qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”.
Pjesëmarrësit në protestën që mbahet njëkohësisht me takimet e eurokimisarit Johanes Han dhe të tre eurodeputetët me liderët politik në Kuvend, shprehën falënderim deri te presidenti Gjorge Ivanov, i cili terminin e tij për takim me Hanin ia ka lënë nismës “Për Maqedoni të përbashkët”.
Paraprakisht, mbështetësit e nismës “Për Maqedoni të përbashkët” mbajtën protestë të qetë edhe para selisë së Bashkimit Evropian derisa euokomisari Han ishte atje. I thanë se nuk është i mirëseardhur, duke brohoritur parrulla kundër BE-së.(MIA)