Pjesëmarrësit në marshet protestuese të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” sot nuk do të marshojnë, por do të mblidhen përsëri në parkun “Gruaja Luftëtare”, para Kuvendit ku do të ketë muzikë dhe do të mbahen fjalime.

Fillimi i koncertit është paraparë për orën 13 me performimin e disa grupeve muzikore të njohura maqedonase. Edhe gjatë të shtunës së kaluar ishte paralajmëruar vetëm muzikë, por nuk munguan thirrjet për mbrojtjen e karaktarit unitar të Maqedonisë.