Për një javë, nga e hëna e kaluar deri dje, vullnetarët e organizatës komunale të Kryqit të Kuq dërgoi pako me ushqim dhe produkte higjienike për gati 360 persona në rrezik social. Gjatë javës së kaluar Kryqi i Kuq mori 50 pako me artikuj ushqimor dhuratë nga organizata kulturore humanitare “Merhamet” të cilat do t’iu ndahen familjeve me status të rrezikuar social në rajonin e Tetovës.

“Gjatë javës së kaluar në aksionet në lidhje me ballafaqimin me gjendjen për shkak të Kovid-19, janë realizuar dy dërgesa të ilaçeve për persona në karantinë shtetërore në hotelet e Kodrës së Diellit dhe edhe dy për persona të sëmurë në qytet. Shërbimi i furnizimit të ushqimit është kërkuar nga një person, përderisa janë dërguar 51 pako me artikuj ushqimorë dhe 96 pako me mjete higjienike. Në këtë mënyrë janë përfshirë 97 amvisëri me gjithsej 360 persona nga kategoritë sociale”, deklaroi Shkëlqim Murati, sekretar në Kryqin e Kuq të Tetovës.

Gjatë javës së kaluar Kryqi i Kuq i Tetovës shënoi 48 dhurues të gjakut. Të gjithë vijnë në shërbimin për mjekësi transfuzione për shkak të pamundësisë për zbatimin e plotë të aksioneve tradicionale të dhurimit të gjakut nëpër institucione.