Ndërmarrja publike “Parkingjet e Komunës Qendër” dhe Komuna Qendër në bashkëpunim me policinë e komunikacionit gjatë një jave sanksionuan 195 automjete të parkuara në mënyrë të padrejtë të cilat e kanë penguar zhvillimin normal dhe të sigurt të komunikacionit.

Siç kumtoi Komuna Qendër, në periudhën prej orës 07:00 deri më 13 qershor me ndihmën e automjetit special “Karrotrec” janë larguar 112 automjete të parkuara në mënyrë të padrejtë, ndërsa me vendosjen e mjetit mekanik “Bllokues” janë sanksionuar 83 automjete të cilat janë zënë në zona rezidente, ndërsa nuk ishin shfrytëzues të sektorit në të cilin janë parkuar.

NP PKQ dhe Komuna Qendër apelojnë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat për sjellje të sigurt në komunikacion me qëllim që të ruhet siguria e pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe të zgjidhet problemi me parkimin e paligjshëm në vendparkimet komerciale dhe rezidente dhe në rrugët e territorit të komunës Qendër.