Për të gjitha parregullsitë në procesin zgjedhor janë parapa dënime me burg që lëvizin nga tre deri në pesë vite burg dhe të njëjtat janë të rregulluara përmes tetë neneve në Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë, transmeton TetovaSot.

Për shembull, sipas nenit 158 ai i cili përmes përdorimit të forcës pengon mbajtjen e zgjedhjeve do të dënohet me burg më së paku prej tre viteve.

Sipas nenit 160, nëse një anëtar i organit zgjedhor ose person tjetër zyrtar me përdorimin e forcës do të pengoje të drejtën e votës do të dënohet me më së paku 5 vite burg./TetovaSot/